Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të ndryshohet akuza për Blendi Tetën, i akuzuar si autor i vrasjes së Santiago Malkos.

“Abc News” raporton se në kërkesën e prokurorisë thuhet akuza për Tetën duhet të ndryshojë nga “vrasje me paramendim” në “vrasje për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë dhjetë ditë kohë për të bërë kundërshtimet lidhur me ndryshimin e veprës penale.

Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërkohë që seanca e radhës do të zhvillohet në datë 3 nëntor.

Blendi Teta ndodhet pas hekurave pasi dyshohet si autor i vrasjes së Santiago Malkos të ndodhur nëntorin e kaluar pranë zonës së Xhamllikut në kryeqytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re