Vrasja e një gruaje shqiptare 41-vjeç nga bashkëshorti i saj Vladimir Beqiraj ka tronditur të gjithë zonën e Zakinthos në Greqi.

 

Pas krimit makabër, 51-vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke u fshehur në pyllin pranë banesës por është kapur më vonë nga policia. Policia ka gjetur e sekuestruar  edhe armën e krimit, një thikë kuzhine.

 

Mediat lokale raportojnë se pasi është kapur nga policia, vrasësi ka deklaruar se e kishte vrarë bashkëshorten sepse e tradhëtonte dhe e mashtronte.

 

Mediat greke raportojnë gjithashtu se Beqiraj e kishte rrahur brutalisht bashkëshorten rreth një orë para se t’i jepte goditjet fatale me thikë.

 

Gruaja e kshte denoncuar burrin edhe më herët por e kishte falur sërish me besimin se e kishte tejkaluar xhelozinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re