Një person është shoqëruar nga polici pas vrasjes së shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar mëngjesin e sotëm (27 shkurt). Personi i shoqëruar dyshohet se është i përfshirë në ekzekutimin e anëtarit të një grupi të organizuar kriminal.

Sipas mediave Vijesti, policia e Malit të Zi ka identifikuar autorin e ngjarjes. Sipas informacioneve bëhet fjalë për Baranin, i cili i përket grupit të organizuar kriminal të klanit Škaljari.

Policia rrethoi qytetin pas krimit. Dëshmitarët okularë që ndodheshin restorantet në rrugën Marsala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Dëshmitarët thanë se autori është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re