Skip to content

Vrasja e shqiptarit në Janinë, policia greke: Iu përgjigjëm zjarrit

Një 39 vjeçar shqiptar u vra ditën e enjte në Janinë nga policia greke.

 

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë greke.

 

Në një deklaratë zyrtare, policia greke thotë se ata u qëlluan me armë zjarri Kallashnikov nga 39 vjeçari dhe se iu përgjigjën të shtënave.

 

Ngjatja ka ndodhur në zonën e Visani, Pogon ku, sipas policisë, një grup shqiptarësh po transportonin drogë përmes kufirit greko-shqiptar.

 

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 armë zjarri Kallashnikov.