Policia greke ka identifikuar autorin e vrasjes së shtetasit shqiptar në Selanik, ngjarje e shënuar mesditen e kësaj të enjteje. Mediat greke kanë zbuluar detaje nga hetimet që policia helenase po kryen për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

 

Autoritetet kanë identifikuar autorin dhe target e automjetit me të cilin ai po lëvizte. Mediat greke shkruajnë se autori është një burrë nga Shqipëria i me precedent të mëparshëm penal. Teksa hetimet vijojnë, autori është ende i lirë.

 

Në videot virale shihet viktima duke debatuar me drejtuesin e një automjeti, teksa gjatë konfliktit e godet. Më pas ai qëllohet me plumba dhe bie në trotuar.

 

Viktima 50-vjeçare me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba, ndërsa ende nuk janë zbardhur arsyet që çuan në tragjedi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re