KOSOVE-29 vjeçari nga Gjakova, Sefedin Nimonaj të mërkurën u vra nga fqinji i tij në qytetin Mulhouse të Francës. Babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje nga një algjerian rreth 35 vjeçar, me të cilin banonin ne te njejten shtepi. Sefedini jetonte në katin e parë, ndersa auotori i cili ndodhet në arrati në katin e tretë. Dyshohet se zhurma e shkaktuar nga kati i parë, ku Nimonaj jetonte kishte nervozuar algjerianin, i cili i kishte shkuar atij në shtëpi dhe me të çelur derën kishte shkrepur tre plumba duke e lene te vdekur.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka vizituar vendlindjen e Sefedin Nimonajt. Nga ajo që kanë dëgjuar prej mediave njëri prej familjarëve të Sefedinit, Maxhuni, ka rrëfyer ngjarjen. Ai thotë se kushëriri i tij nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd, përfshirë edhe fqinjin që e vrau.

Maxhuni rrëfen se si Sefedini me të hapur derën është qëlluar për vdekje nga fqiu i tij.

“Në derë të banesës e kanë vra, ka pin kafe u kane, n’tavolinë e ka lan edhe ka trokit, u dal me çel dërën edhe bam e kan vra”- rrëfen Maxhun Nimonaj, kushëriri i Sefedinit.

Nga ajo që raportuan mediat franceze dyshohet se shkaktare e vdekjes së Sefedinit u bë zhurma që u dëgjua nga shtëpia e tij, por këtë e mohon Maxhuni. Ai thotë se nuk ka mundësi të ketë qenë zhurmë e madhe pasi, i ndjeri ka pasur fëmijët e vegjël dhe të ata nuk përleshen mes vete.

“Ai ka banu në katin e fundit, halla e tij në katin e dytë, merre me mend qysh munet me i bo zhurmë prej katit tretë, nuk janë fëmijë me dalë mu përrla në rrugë a oborr”, thotë ai.

Mediat lokale në Francë raportuan se autori është rreth 35 vjeç. Atij i është bastisur shtëpia ku kanë gjetur edhe armë.

“Sipas policisë vrasesit i kanë bastis shtëpinë i kanë gjetë armë, drogë etj. Ai është në arrati. Hala se kan arrestu sipas familjarëve”- thotë edhe Maxhuni.

“Hetimet policore kanë filluar menjëherë. Autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia”, raportohej nëpër mediat franceze.

Sefedin Nimonaj kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ai kishte një firmë të vogël me pajisje ujësjellësi.

Trupi i të ndjerit nuk ka arritur ende në Kosovë. Nimonaj bashkë me familje para luftës kishte dalë nga Kosova për të jetuar në Francë. Dy vitet e fundit ai jetoi në një shtëpi me familjen e ngushtë në lagjen Dornach në qytetin Mulhouse të Francës, ku edhe dyshohet se u vra me tre plumba nga fqinji i tij./Express.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re