Për vrasjen e 19 vjeçarit Stiven Toshkëzi, pak ditë më parë është shoqëruar në policinë e Tiranës, Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt.

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka qenë prezent në momentin e sherrit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC Neës se pasi është marrë në pyetje, Arbër Murataj është lënë sërish i lirë dhe deklarimet e tij janë referuar në prokurori për vlerësim.

Sipas burimeve, lënia e tij e lirë është bërë pasi ka rezultuar se më 19 prill kur ndodhi vrasja, ai nuk ishte i pranishëm.

Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas. Murataj u shpall në kërkim policor, pasi dyshohej se mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt për një vajzë.

Për vrasjen e 19 vjeçarit u arrestuan dy të rinjtë Axel Hoxha dhe Ensi Maze të cilët po hetohen me masë sigurie arrest në burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re