Gjykata e Apelit ka lënë në burg autorin e vrasjes së Stiven Toshkëzit, Axel Hoxhaj  dhe shokun e tij Ensi Maze.

Dy të rinjtë  pak pas mesnate më datë 18.04.2023 pranë gjimnazit “Partizani” në kryeqytetit i morën jetën 20-vjeçarit me një hanxhar.

Maze i cili goditi për vdekje të riun u dorëzua në polici dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa shoku i tij Ensi Maze u arrestua pak orë pas ngjarjes.

Shkak i kësaj ngjarje është bërë një vajzë, me të cilën viktima ishte  i lidhur.

 

 

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar interesimit të medias ju informojmë se:

Më datë 24.05.2023 në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është gjykuar çështja penale (masë sigurimi) për vlërësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim me iniciale E.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale  të “Vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76-25 dhe 279/2 të K.Penal. Ku si pasojë e një konflikti, më datë 18.04.2023 ne Rrugën “Skëndër Sallaku”, përbri Pizzeri Gloria, “Kompleksi Halili”, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale S.T, si pasojë e plagëve të marra nga goditja me mjete të mprehta. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale E.M dhe A.H.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 857 Akti, datë 21.04.2023 ka vendosur:

  1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flangrancë të personit nën hetim E.M.
  2. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E.M atë të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
  3. Urdhërohet policia gjyqësore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetimi me iniciale E.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lidhur me masën e sigurimit duke e ndryshuar nga “arrest në burg” në atë të “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 24.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala,  vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 857, date 21.04.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re