Dalin detaje të reja nga vrasja e 32-vjeçarit i cili posedonte tre emra (Jetmir/Edmond Bregu dhe Ilir Kuci)

Tre janë pistat kryesore ku është fokusuar policia për ngjarjen e ndodhur këtë të diele në lagjen 17 në Durrës. Bëhet fjalë për konflikte jashtë shtetit, kjo e përforcuar edhe nga fakti që viktima kishte ndryshuar edhe emrin. Pista e dytë është prishja e ndonjë pazari dhe pista e tretë, ashtu sikundër “FaxNews” raportoi më herët, është mundësia e ndonjë sherri të ditëve të fundit që ka agravuar deri në kryerjen e atentatit.

Kujtojmë se i riu, në orën 17:20 të pasdites zbriti nga mjeti i tij tip “Benz”, ku u përball me breshëri kallshnikovi nga autorët, të cilët mendohet se ishin dy persona. Sipas të dhënave të mbledhura, dyshohet se autorët nuk kanë dalë fare nga mjeti i tyre dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri të riun për arsye që nuk dihen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re