Hetimet e Prokurorisë së Lezhës kanë identifikuar edhe një person i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Albert Kacen për vrasjen e Ylli Menës në shtator të vitit 2019 në Ishull-Lezhë.

Viktima ishte kunati i autorit, ndërsa babait i tij, Preng Mena insiston se në këtë ngjarje janë përfshirë të paktën 4 persona.

“Kësaj radhe jam qetësuar. Ndër të gjitha muhabetet që bëmë, patëm thirrë edhe djalin e axhës së Albert Kacës, Leon Kacën. Nuk e besoj kurrë që ka dorë ai, por u binda nga fjalët. Erdhi befasisht, i bën pyetje dhe ndër të tjera prokurori i bëri pyetje.

Sa kohë ke që nuk ke hipur në makinë? Kam 2-3 muaj tha .Nga këto 2 muaj është larë makina? Jo tha ai. Ishte një argument bindës.

Këta janë 4 persona sepse Anton Kola që i ka parë ka thënë kam parë 3 veta që i ka gjuajtur djalit, kurse një tjetër ka qenë në makinë.

Kanë thirrur Florin, e kanë thirrur dhe kanë dalë nga makina. Këta të 4 i ka parë një polic, po ai ska ditë ca kanë bërë. Ka qënë Berti, punëtorët e tij, djali i axhës së vet”- u shpreh ai për Faxneës.

Preng Mena ka besim se drejtësia do të veprojë dhe se të gjithë autoret do të zbulohen e të marrin dënimin maksimal.

“Kam besim te prokurori dhe trupi gjykues. Nuk hakmerrem me ta. Do ia lë zotit dhe shtetit, edhe kohës”- shtoi ai.

Ylli Mena u aksidentua me dashje për vdekje me makinë mëngjesin e 21-shtatorit të vitit 2019-të, teksa po lëvizte në këmbë në Ishull-Lezhë. Për këtë ngjarje është marre i pandehur ish-kunati i viktimës Albert Kaca, ndaj të cilit është ngritur akuza “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 35 vite burgim deri në burgim të përjetshëm.

Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati dhe po gjykohet në mungesë, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë.

Një tjetër person i afërm i autorit kryesor është marrë në pyetje dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, pasi i kanë dalë gjurmët në automjetin e përdorur na ngjarje, por ende nuk është arritur të provohet përfshirja e tij, ndaj dhe nuk është lëshuar urdhër ndalimi. I riu u zbulua pas aplikimit që bëri për të ndjekur Akademinë e Policisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re