Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me jetën e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Metani, të cilat u ekzekutuan nga 59-vjeçari Përparim Ademi në paraditen e 31 Dhjetorit 2020. Mediat greke raportojnë se Kristina u pagëzua në vitin 2019 në Kavala, kishte ëndrra për jetën e saj që e lanë jashtë Ademin, i cili thuhet se linte shtatzënë motrat dhe fëmijët i shiste në Greqi.

“Që nga shtatori 2018, Kristina me motrën e saj Adriana u regjistruan për të vazhduar shkollën në Kavala, ku edhe jetonin”, shkruan Protothema. Drejtori i shkollës,  Stylianos Tzamos,  deklaroi se të dyja motrat donin të mbaronin shkollën dhe çdo pasdite largoheshin së bashku dhe nuk paraqitën asnjë problem për dy vite.

“Kristina u pagëzua në moshë të madhe në kishën e Shën Barbarës në fillim të viti 2019. Ajo kishte ardhur tek ne në shtator 2018 dhe u diplomuar në qershor të 2020. Ajo na kishte thënë kur erdhi në shkollë se dëshironte të merrte një emër të krishterë dhe të pagëzohej. Mora pjesë në pagëzim me disa nga shokët e saj të klasës sepse ishim të prekur nga vendimi i saj. Në shkollë ajo dëshironte të mësonte dhe të shkruante shumë mirë gjuhën greke. E dija që ajo ishte në vendin tonë për disa vite, fliste shumë mirë greqisht, por donte ta përmirësonte gjuhën e saj në  të shkruar,”– ka thënë ai.

Ndërsa të tjerë dëshmitarë thanë se motrat nuk takoheshin në ambientet e shkollës me Përparim Ademin, por Kristina nuk e frekuentonte rregullisht mësimin dhe mungonte me muaj. Sipas tyre viktima thoshte se vinte në Shqipëri për të ndihmuar familjen.

Hetuesit gjithashtu sipas medieve greke kanë zbuluar se dy motrat e vrara janë arrestuar për prostitucion dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit dhe shitjes së fëmijëve sipas hetuesve dhe familjarëve dyshohet të ketë ndodhur mes viteve 90 dhe 97.

Vrasja brutale e motrave në prag të Vitit të Ri në Tiranë zbuloi veprimin e një unaze të trafikut të foshnjave që ndodhi në Selanik. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re