Kryeministri Edi Rama me anë të një letre drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden i ka shprehur atij ngushëllimet për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë.

Në letrën e ngushëllimit kreu i qeverisë shkruan se në këto momente të vështira të gjithë duhet të jemi bashkë, ndërsa Shqipëria si aleate qëndron krah SHBA me solidaritet dhe vendosmëri.

“Në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për William Rivers, specialisti Kennedy Sanders dhe specialistja Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri”, shkruan Rama.

Tre anëtarë të Ushtrisë amerikane u vranë dhe shumë të tjerë u plagosen  në një sulm me dronë ndaj forcave amerikane, që janë të stacionuara në verilindje të Jordanisë, afër kufirit sirian.

Tre dite me pare Presidenti Biden tha se sulmi ndodhi në orët e vona të 27 janarit. Ai nuk specifikoi numrin e personave të plagosur në këtë incident, por një zyrtar amerikan më pas tha se të paktën 34 anëtarë të personelit ishin evakuuar pas lëndimeve.

Jordania dënoi atë që e quajti një “sulm terrorist” në një vend ushtarak, duke thënë se po bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara për të forcuar mbrojtjen e saj kufitare.

Më herët, një zëdhënës i qeverisë në Aman pretendoi se sulmi nuk ishte në tokën jordaneze, por në një bazë amerikane në Siri, pra përtej kufirit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re