Një borxh dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e trefishtë mëngjesin e së martës, në lagjen aerodromi i vjetër në Podgoricë, ku humbën jetën edhe dy vëllezër shqiptarë. Mediat malazeze shkruajnë se autori Vehid Muriç, 25-vjeç, ishte konfliktuar të hënën me 3 shokët e dhomës, dy vëllezërit Denis dhe Nezrin Hoti, dhe Kenan Miraljemović nga Novi Pazari.

 

Sipas medieve malazeze, autori për të kryer vrasjen ka përdorur një thikë, dhe pas krimit është larguar drejt banesës së tij në Rozhajë, në një distancë prej 126 kilometrash.

 

Sipas të dhënave 25-vjeçari, kur shkoi në shtëpi, takoi nënën e tij dhe i tha se kishte kryer vrasje dhe më pas është larguar.

 

E ëma pas pak minutash e ka raportuar në polici por pa të dhëna konkrete për ngjarjen.

Tre viktimat dhe autori jetonin së bashku në një apartament në një lagje të Podgoricës. Ata punonin në kryeqytet me lyerjen e objekteve në ndërtim.

 

Krimi i rëndë u zbulua mesditën e të martës, rreth orës 13:00, kur policia hyri me dhunë në apartamentin me qira, ku u gjetën tre trupat e pajetë. Autori i vrasjes u arrestua rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të martës, pas kontrolleve të shumta policore.

 

LEXO EDHE: FOTOT/ Detaje nga vrasja e trefishtë në Podgoricë, ja autori i dyshuar dhe dy vëllezërit shqiptarë që humbën jetën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re