Skip to content

Vrasja e turistit portugez pas sherrit për një vajzë, arrestohet Sokrat Vata, u kap në bagazhin e një makine

800 0 9bdf00b3f8eac05915782da0111ab66e

Arrestohet në Levan të Fierit Sokrat Vata që vrau turistin portugez. I dyshuari u arrestua në një bagazh makine në përpjekje për tu arratisur.

Vata goditi për vdekje me thikë Miguel Mendez pas një sherri për një vajzë.

Sokrat Vata, 29 vjeç, nga Hasi, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka goditur me thikë të riun francez rezulton një emër i njohur më parë për drejtësinë britanike. Në shtator të vitit 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi atë me 5 vite burg. Ai kishte pranuar fajësinë për dy akuza për posedim me qëllim furnizimin me drogë të klasit A, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën ndikimin e drogës.