Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për 7 persona të marrë si të pandehur për vrasjen e Vajdim Lames dhe Klodian Salliut. Zgjatja e Hetimeve u kërkua pasi SPAK është duke mbledhur prova të tjera, lidhur me këtë dosje.

Për dy vrasjet e bujshme të 2005 të pandehur janë marrë, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj Lulzim Berisha Indrit Taullau, dhe Luftar Recin. Në kërkim vijojnë të jenë Dervishaj dhe Berisha. SPAK ka regjistruar çeshtjen ndaj këtyre personave në tetor të këktij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Për ekzektumin e tyre operoacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkpunimit me drejtesinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 16 vite më parë tronditën vendin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re