Dy javë më parë Prokuroria e Posaçme pas arrestimit në Dubai të Plarent Dervishajt, i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë të nisë procedurat për ekstradimin e tj. Duke qenë se mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, nuk ka një marrveshje ekstradimi, mbetet e paqartë procedura që do ndiqet për ekstradimin e Dervishajt.

Burime nga SPAK bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Lisi Myrta se deri më tani ende nuk ka një përgjigje nga autoritetet e Dubait në lidhje me ekstradimin e Dervishajt, por prokuroria shqiptare shpreson që të ndjekë parimin e reciprocitetit duke kryer shkëmbimin e të arrestuarve mes dy vendeve.

Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije për Fax News se në kërkesën drejtuar autoriteteve në Dubai, pala shqiptare ka dhënë garanci se do të bashkëpunojë me drejtësinë e këtij vendi për të shkëmbyer mes tyre personat në kërkim, por akoma nuk ka mbërritur një përgjigje zyrtare nga Dubai.

Ndërkohë që në ditët në vijim pritet që nga Kosova të ekstradohet Indrit Taullaut, i cili u arrestua me kërkesë të SPAK në Kosovë. Të dy këta persona u arrestuan pasi akuzohen se janë përfshirë në veasjen e  Vajdin Lames e Klodian Saliut, ngjarje të ndodhur në fund të shkurtit te 2005-sës.

Pas 15 vitesh SPAK rihapi këto dy dosje pas dëshmisë së Luftar Raçit, i cili ka treguar edhe emrat e Lulzim Berishës, Indrit Taullait, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt , Indrit Rusit dhe Vikor Ymerit si të përfshirë në këtë dy ngjarje. I vetmi person që vazhdon ende të jetë në kërkim është Lulzim Berisha.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re