Nikoll Sherrniku, personi i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela është dorëzuar në policinë e Lezhës në datën 19 dhjetor, pasi ndaj tij gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

“Panorama” ka publikuar procesverbalin e oficerit të policisë gjyqësore.

Mësohet se i riu ka mohuar të këtë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij si dhe nuk ka fare njohje me personin tjetër e shpallur në kërkim Brilant Martinaj.

Ai punonte si mekanik makinash në Fushe Kuqe te Kurbinit dhe ditën kur ka ndodhur ngjarja rezulton të ketë patur ditëlindjen.

Sherrniku do të paraqitet sot në gjykate për rivlerësimin e masës se sigurisë, e cila është dhënë në mungese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re