I dhimbshëm rrëfimi i babait të 40-vjeçares Xhuliana Topalli, e cila u ekzekutua më 9 janar nga ish-partneri i saj, teksa ishin prindër të një vajze 5 vjeçe.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka folur babai i viktimës, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi dhe madje ka folur me Nikolin Hilën, para se ai të zbrazte armën mbi vajzën e tij.

Babai tha se nuk ka për t’i falur kurrë për vrasjen e të bijës. “Erdhi më vrau vajzën në sy të mbesës dhe iku në punë të vet, unë mbesën nuk ia kam ndaluar kurrë, ai sa herë ka ardhur ja kemi dhënë. Atë ditë erdhi dhe unë e nxora mbesën tek ai, por ai kërkoi që të dilte Xhuliana dhe ai e ekzekutoi. Vajza ka jetuar prej një viti me mua por ajo më shumë fliste me motrat sesa me mua, sa të jem gjallë unë atë familje nuk kam për t’i dhënë kurrë falje. Unë askënd nuk kam për t’i falur, drejtësia le të veproj por edhe unë nuk do ta fal kurrë. Kur vajza më ka treguar për këtë person nuk kam ditur asgjë për këtë. Por si çdo prind që kërkon të mirën e fëmijës edhe unë e pranova”, rrëfye babai i 40-vjeçares.

Nga ana tjetër në emision ka folur dhe vëllai i autorit. Ai tha se e dinte që vëllai ishte ndarë me Xhulianën pasi kishte një tjetër partnere prej muajsh, por se nuk kanë ndërhyrë në marrëdhënien e tyre. Vëllai i ka kërkuar falje familjes së viktimës dhe ka theksuar se prej tyre nuk iu ka ardhur asnjë e keqe.

Im vëlla më ka marrë  dhe më ka thënë se vrava Xhulianën dhe do vras edhe veten. Unë e kam ditur se ai e kishte shkëputur atë marrëdhënie, pasi ai ka një bashkëjetuese tjetër prej 8 muajsh, ata vet janë lidhur vet janë ndarë, ne na vjen keq çfarë ka ndodhur dhe i kërkojmë shumë falje familjes. Ata shpesh ndaheshin dhe bashkoheshin, madje ata nuk tregonin asgjë vetëm ata të dy e dinë çfarë kanë pasur. Ata kanë një vit që janë ndarë, ai pinte alkool, kishte probleme me alkoolin. Nuk e di pse pinte, unë i kam folur dhe aq sa kam pasur mundësi i kam folur, por s’më ka dëgjuar. Nuk e dija që ai kishte armë se ta dija nuk e lejoja, ai pengesë për vajzën nuk ka pasur sepse e merrte sa herë donte, nëse ata do ma lejojnë mbesën unë do ta dua do ta marrë ajo mbetet mbesa ime. Ne falje do t’i kërkojmë dhe prindërve të së ndjerës, e dinë se prej nesh nuk i ka ardhur asgjë, çdo gjë ka ndodhur mes çiftit”, deklaroi vëllai i Nikolin Hilës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb