Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për dy autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, duke dënuar me 30 vite burg Andrew Boden dhe me 25 vite Albano Velon.

Të dy ata shpallën fajtorë për përfshirje direkte në atentatin ndaj Papës, i cili mbeti i vrarë në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë.

Si u vra Edmond Papa?

Edmond Papa 49 vjeç, u qëllua në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore.

Kush janë dy autorët?

Andrew Bode

Andrew Bode ka lindur në Berat dhe është banues në Tiranë. Ai u arrestua nga RENEA më 28 gusht 2024, bashkë me miqtë e tij që e strehonin në Memaliaj, Julian Kalemi dhe Andrea Kalemi.

Ai ishte shpallur në kërkim pas arrestimit të 30-vjeçarit Albano Velo, i cili po ashtu ishte i perfshire në vrasjen e Papës më 16 dhjetor 2022.

Bode figuron edhe si biznesmen, pasi ka një kompani në Korçë që merret me import dhe eksport, tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm, depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm dhe pijeve të tjera joalkoolike.

Albano Velo

Ndërkohë, Albano Velo, është arrestuar nga policia natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2023, në Rinas, teksa kthehej nga Franca.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko