Ditën e sotme në Lushnje dhe Vlorë ka nisur peticioni nga familjarët e Mateos, vogëlushit të ndier 8-vjeçar, i cili u vra barbarisht nga Klodian Çalamani dhe më pas ky i fundit e groposi në oborin e shtëpisë së tij.

Familjarët e 8-vjeçarit kërkojnë të rikthehet dënimi me vdekje dhe firmat e peticionit do t’ia dorëzojnë kryeministrit Rama. “Fax News” bën me dije se në Fier në vetëm pak orë janë grumbulluar 1 mijë e 500 firma, ndërsa qytetarët për të marrë pjesë në peticionin duhet të regjistrohen vetëm me një kartë identiteti.

Gjatë një prononcimi për “Fax News” një i moshuar nga Vlora propozon që autori i krimit, Klodian Çalamani, mos dënohet duke u vrarë me plumb por t’i vendoset çengeli nën gjuhë dhe vuajtja e tij të demonstrohet në Shesh të Flamurit.

“Vazhdon peticioni, i bëjmë thirrje qytetit të Vlorës të na bashkohet t’i japim një vendim atij që sd’ua t’i përmend emrin. Kjo nuk bëhet vetëm për Mateon por bëhet për të gjithë fëmijët që u është marrë jeta padrejtësisht. I bëjmë thirrje Vlorës të çohet kudo që jeni, duke fjetur gjumë, duke pirë kafe, shpresa vdes e fundit, ishte nipi im”, thotë familjarja.

“Ai nuk do burgosur, as do vrarë me plumb, ai duket kapur për gjuhe dhe duhet t’i vendoset çengeli në shesh të flamurit. Për këtë veprim është ai”, u shpreh një qytetar i moshuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re