Pas më shumë se 18 orësh janë lënë të lirë të 15 të shoqëruarit për vrasjen e Gëzim Sinomataj.

Policia nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme për të implikuar personat që blutë kanë skeduar si të dyshuar.

Lexo edhe :Related Posts

Nga hetimet policia lokale, sipas grupit hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje.

Dyshohet se ky automjet në pronësi të një shtetasi nga Elbasani ka larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW me të cilin u krye atentati mafioz.

Gëzim Sinomataj u vra me snajper mbrëmjen e 7 janarit, kur sapo kishte dale në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri”.

Vetëm 5 minuta pas ngjarjes  efektivët e policisë gjetën duke u djegur makinën e krimit. Gëzim Sinomataj nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale. Kjo e bën policinë ta përqëndrojë më shumë hetimin te ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re