Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçari Aureljo Dervishi, mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë, në Tiranë.

Katër të rinjtë akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim. Mësohet se gjatë seancës së sotme, ata nuk kanë folur para trupës gjykuese.

Ndërkaq, avokatët kanë kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush e ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin, goditje që i mori jetën, por kjo kërkesë është rrëzuar nga ana e trupës gjykuese.

Sipas avokatëve ngjarja nuk ka qenë e paramenduar, por një debat i çastit që ka përfunduar me vrasjen.

Gjatë dëshmisë që kanë dhënë në polici ata kanë pretenduar se gjatë konfliktit viktima i ka qëlluar me levë, ndërsa thuhet se shkak i sherri midis tyre ka qenë një vajzë.

Kujtojmë se në pranga kanë rënë 20 vjeçari me iniciale F. Sh., dhe tre të mitur, 2 të moshës 16 vjeç dhe një 15 vjeç.

Aurelio Dervishi po udhëtonte me makinë së bashku me dy shokët e tij, Renin dhe Marion, si edhe dy vajza të moshës 16 dhe 17-vjeçe, kur tek semafori tek rrethi i Shkozës në Tiranë, Frensis Shehu u ka bllokuar rrugën.

Dy shokët e viktimës kanë rrëfyer se 20-vjeçari iu është drejtuar me fjalët: “Pse qeshni?”, ndërsa 17-vjeçarja që ndodhej në mjet me ta i ka treguar se ka pasur njohje me Frensis Shehun.

Pas krimit në pranga kanë rënë Frensis Shehu dhe tre të miturit, 2 të moshës 16 vjeç, dhe një 15 vjeç. Dyshohet se ky i fundit ka goditur me thikë Aurelio Dervishin.

18-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën rrugës për në spital.

Si ka ndodhur ngjarja?

Kushëriri i Aurelio Dervishit, ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë. I riu, i cili ishte dhe shofer, tregon për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të moderatores Evis Aheti, se ka qenë në drejtues në makinë, me Aurelion, vëllain e tij dhe dy vajza.

Ndërsa kanë qenë duke u kthyer nga Farka, në rrethrrotullimin e Shkozës, u ka ardhur një makinë paralel në semaforin ku ishin ndalur.

Aty nisi sherri mes tyre, i cili më pas degradoi ku autorë nxorrën thikën dhe goditën Aurelion, i cili sipas dëshmitarit, u gjet i plagosur në anën tjetër të rrugës.

Kushëriri i Aurelio Dervishit: Te ai lokali shkova dhe e mora unë. Kemi qenë te lagjia, rreth orës 8. E mbaj mend se me Aurelion kam qenë që nga ora 2, në një moment ika, pastaj më mori në telefon. Mario që ishte me mua, iku në shtëpi dhe shkova mora Aurelion për të pirë kafen ku e pinim çdo ditë. Shkuam te lokali ku shkonim përherë, nuk kishte vend. Parkuam makinën dhe shkuam në një vend tjetër. Pasi pimë kafe dolëm dhe takuam vajzat që ishim miq të Aurelios. Njëra 16 dhe tjetra 17 vjeçe. Ishte hera e parë që takonim, nga larg i kemi parë.

I morëm, dolëm deri te rruga e Liqenit të Farkës më pas po vinim në Shkozë për të zbritur poshtë të linim vajzat që ishin me ne. Në atë moment që do dilnim nga rruga për të hyrë në Shkozë, më tha Aurelio për të hyrë në autostradë. Të rrethi Shkozës, isha vetëm unë në semafor. Kur po prisnim, 50 metra më poshtë do ndalonim për të zbritur vajzat.

Aty vjen makina e autorëve, unë e kisha xhamin gjysmë hapur, po qeshim për muhabetet tona. Në atë moment na tha ‘pse qeshni’. Ngrita xhamin dhe nisa të ecja. Autorët bënë zigzag dhe na bllokuan rrugën. Zbritën dhe erdhën te makina. Zbritëm dhe ne dhe filluam të konflikohemi. Ata nuk ikin sepse mesa duket ishin nis të na bënin diçka neve. Në momentin që ndaluam vajza tha ‘me këtë shoferin kam qenë unë, do ziheni’. Ata në goditën pastaj dhe Aurelion, dhe më pas nuk e dimë ca ndodhi. Mesa kemi parë ka qenë duke më goditur dhe mua, por u ra thika në tokë.

Aurelio ishte në krahun tjetër të rrugës. Sherri vazhdonte po ne ikëm te shoku. U munduam ta ngrinim por nuk mundëm. Thirra njerëzit por për 2-3 minuta nuk erdhi njeri. Më pas dikush erdhi dhe na ndihmoi, do e fusnim në makinë por erdhi ambulanca, por rrugës për në spital ndodhi çfarë ndodhi. Nuk e dimë se nuk na ka dalë zëri për këto probleme.

LEXONI EDHE: “Autorët erdhën paralel makinës tonë”- Kushëriri i 18-vjeçarit që u vra në Shkozë tregon si ndodhi ngjarja: Aurelion e goditën me thikë, e gjetëm në anën tjetër të rrugës

Ndërkohë, edhe shoku i Aurelio Dervishit ka treguar përballjen me agresorët mbrëmjen e 31 marsit dhe momentin e goditjes me thikë të 18-vjeçarit që i shkaktoi vdekjen.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Mario ka treguar se pasi Frensis Shehu i bllokoi rrugën me makinë, kërkuan të largoheshin nga vendngjarja, pasi nuk donin të konfliktoheshin.

Sipas tij, 20-vjeçari i kërcënoi duke u thënë se “do ju bëjmë vrima-vrima” dhe i kërkoi shokut të tij të nxirrte thikën.

I riu rrëfeu se në atë moment filloi përplasja mes tyre dhe kur arriti të largohej nga  agresorët, pa Aurelio Dervishin që po qëndronte i mbështetur tek hekurat në korsinë e biçikletave.

Mario u shpreh se në atë moment vrapuan drejt tij, por 18-vjeçari ra pa ndjenja në tokë.

LEXONI EDHE: “Vajzat dolën duke qarë nga makina, tentuan ta qetësonin Aurelion, por…”- Vrasja e 18-vjeçarit, dy shokët tregojnë dinamikën: I bëmë thirrje shoferëve të mjeteve në semafor, por s’na ndihmuan

“Nuk ngjante mirë të konfliktoheshim, kërkuam që të largoheshim pasi ishte turp, por ata kishin bllokuar edhe rrugën.

Thoshin fjalë provokuese; “Kush do ikë… do ju bëjmë vrima-vrima. Në momentin që po qetësoheshim, Frensis në një moment i ka thënë 15-vjeçarin që nxirre thikën. Nuk donim që të niste si konflikt. Ata erdhën me pretekstin pse ne po qeshnim. Ishim 5 persona, po bënim muhabete për të qeshur.

Gjatë konfliktit, kur personi nxori thikën, Frensis godet Renin, ishte moment i shpejtë. Ka qenë korsia e gjerë dhe sherri ka marrë nga të dy krahët, tek trotuari dhe korsia e biçikletave. Në moment të fundit po më godisnin mua, po ruhesha mos më godisnin me hekur. Në moment të fundit u shkëputa, sepse nuk po shihnim Aurelion.

Aurelio nuk ishte komplet në tokë, por tek hekurat mbajtëse tek korsia e biçikletave, ishte gjysmë shtrirë. Kur vrapuam drejt tij ra pa ndjenja në tokë. Kur e dorëzuam në ambulancë, në fillim na thanë që është në kohë dhe më pas na shoqëroi policia në komisariat. Na merrnin shokët në telefon që ka vdekur, hapa lajmet dhe aty mësuam që ka mbaruar. Aty e humba. Na u duke e pabesueshme sepse ishte edhe trup i madh”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re