Dalin detaje të reja nga vrasja me thikë në në fshatin Gështenjas të Pogradecit, pas një sherri mes dy personave.

 

Mësohet se viktima quhet Safet Yskollari. 65-vjeçari kishte 20 vite që jetonte dhe punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA.

 

Një vit më parë ai kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë.

 

Burime të siguruara thanë se që nga rikthimi, viktima ka pasur konflikte të vazhdueshme me Fatmir Manellarin, i dyshuar si autor i vrasjes.

 

Nga informacionet paraprake, nuk dihet nëse palët kanë kërkuar ndihmën e policisë për të zgjidhur konfiktin për një rrugë dhe një gardh.

 

Por ky konflikt i përshkallëzuar dërgoi në vrasjen e Yskollarit, i cili humbi hetën në spital pas plagosjes me thikë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re