Zbardhen detaje të reja lidhur me krimin e dites se merkure në fshatin Gështenjas të Pogradecit ku mbeti i vdekur Safet Hyskollari 65 vjeç.

 

Burime per Vizion Plus thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga ShBA-ja në fshatin e tij .

 

Konfliktet lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë për të ardhur tek konflikti i fundit ndodhur mbrëmjen e së mërkurës i cili ka përfunduar me vdekjen e 65 vjeçarit Hyskollari.

 

Gjatë ditëve të fundit viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubove prej betoni.

 

Autori pretendon pronësinë e ish – kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.

 

Autori Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e te merkures tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65 vjeçari ka dalë nga dera.

 

Policia nuk ka gjetur thikën me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

 

Forcat e policisë të Komisaritit të Pogradecit si dhe Forcat Shqiponja janë vënë në kërkim të autorit i cili dyshohet të fshihet në zonën e pyllëzuar të fshatit. Gjithashtu policia po ushtron kontrolle në tunelet dhe në godinat e braktisura të zonës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re