Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Ervin Matën.

 

Mata ishte shpallur në kërkim nga policia në lidhje me vrasjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut ku mbeti I vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

 

Ai u vetëdorëzua mbrëmjen e të premtes polici teksa shoqërohej nga avokati I tij.

 

Në seancën e kësaj të hene prokuroria kërkoi arrest me burg për Matën por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e kësaj të fundit.

 

Mata nuk ishte I pranishëm gjatë rivlerësimit të masës së sigurisë.

 

Gjykata cakton masën e sigurisë detyrim me paraqitje për Ervin Matën.

 

Mbi 31-vjeçarin rëndon akuzua e vrasjes në rrethana të cilësuara të mbetura në tentative të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re