Skip to content

Vrasja në Dibër, identifikohen viktima dhe autori, i riu u qëllua me çifte nga shoku i tij

Zbulohet identiteti i viktimës në Dibër. Është vrarë me armë gjahu 27-vjeçari Gentian Kosiqi.

Autori i ngjarjes së rëndë është shoku i tij, Rifat Xheleshi.

Sipas policisë, dy të rinjtë kishin dalë për gjah mesditën e sotme, ku dyshohet se nga pakujdesia shtetasi Rifat Xheleshi ka plagosur me çifte shokun e tij, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.