Skip to content

Vrasja në Elbasan, dyshohet për dy autorë. Disa të shoqëruar nga policia

WhatsApp Image 2025 11 30 at 21.32.34

Biznesmeni, Edmond (Mondi) Mahalla u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Siç shihet edhe nga pamjet policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset rrugore.

Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë.

E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.

Gazetari Fatmir Popja tha për News 24 Atentati duket që ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.