Të tjera detaje bëhen të ditura për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë një 50-vjeçar dhe u plagos një person tjetër.

Burime nga policia bënë me dije se, viktima Ardian Çollaku dhe personi tjetër i plagosur po lëviznin më këmbë në zonën e “Rrethrrotullimit të luleve”, në hyrje të qytetit, kur janë qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.

Ndërkohë mësohet se policia i është vënë pas një makine të dyshuar si të autorëve në afërsi të Metalurgjikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re