Arbër Palekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve ka deklaruar se në kushtet ku ka kryer vrasjen është gjendur përballë rrethanave ekstreme.

Ai thotë se është trajnuar për të mbrojtur jetë njerëzish, ndërsa thekson se është i tronditur nga humbja e jetës së një njeriu.

“Jam i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi.

Nuk e kisha menduar se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt, për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pavarësisht rrethanave ekstreme për mbrojtjen e vetes dhe personave më të cilët isha”, ka thënë Paplekaj, raporton për News 24, gazetarja Klodiana Lala.

Prokuroria kërkon arrest me burg

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për Arbër Paplekajn dhe dhjetë të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër personave të tjerë në 21 prill.

Prokuroria deklaroi në seancë se pak ditë më parë Arian Hoxha ish zyrtar i lartë policie, shef sigurie i shtabit për mbrojtjen e votës nëe PD, ka telefonuar policinë që një qytetar Mehmet Greca po shpërndante para. Për këtë arsye ata e kanë bllokuar mjetin pa targa, i kanë marrë çelësin e nuk e kanë lënë të lëvizte.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i lartë të forcave Shqiponja e po kryenin veprime.

Papritmas ka thënë zv prokurori, pa e saktësuar si, janë dëgjuar të shtëna armësh e ka mbetur i pajetë Pjerin Xhuvani.

Autori i dyshuar është Arbër Paplekaj thotë prokuroria.

Sipas organit të akuzës, Paplekaj kur ka tentuar të largohet i ka vënë pistoletën në kokë një qytetari, i ka marrë automjetin e është dërguar në repartion RENEA në Tiranë ku dhe është vetëdorëzuar, ndaj është ngritur akuza e vjedhjes me armë, për mjetin që ka përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që seanca është zhvilluar sot nën masa të rrepta sigurie, ku që në orët e para të mëngjesit forcat speciale RENEA e kanë marrë në mbrojtje godinën e gjykatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re