Skip to content

Vrasja në Fier, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përket autorëve të krimit

Digjet një makinë në fshatin Mbrostar në Fier, pak minuta pas vrasjes që ndodhi në rrethrrotullimin e Sheqit.

Makina është gjetur duke u djegur vetëm disa kilometra nga vendi ku u vra Shkëlzen Kastrati, pikërisht tek vendi ku do të ndërtohet spitali i madh.

Burime nga policia konfirmojnë se automjeti tip “Range Rover” me targa greke që është gjetur duke u djegur në mbikalimin e Baltëzës në Fier është automjeti i autorëve të vrasjes.

Kjo, në bazë të dëshmive se pas vrasjes autorët janë larguar me një mjet “Range Rover”.

Ngjarja që tronditi Fieri ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:40 në dalje të qytetit të Fierit.

Shkëlzen Kastrati u vra në makinën e tij.