Arjan Gosa është personi i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Kavajë. Ai u qëllua me armë zjarri në një lokal në hyrje të qytetit. Mësohet se viktima është vëllai i Edmond Gosës, që mbeti i vrarë në mars të këtij viti.

Edmond Gosa mbeti i vrarë pas një sherri banal me shtetasin Altin Rexha. Pas një debati, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re