Skip to content

Vrasja në Kavajë/ Personi i ekzekutuar është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë në mars. Një person u afrua në lokal dhe e qëlloi me një plumb në kokë





Arjan Gosa ka mbetur i vrarë me armë zjarri në ambientet e një lokali në Kavajë. Panorama TV mëson se viktima është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë më shumë se një muaj më parë.

edmondgosa-rexhaj
Edmond Gosa dhe Altin Rexha te vrare ne mars

Raportohet se rreth orës 18:30 një person ende i paidentifikuar është afruar pranë ambienteve të një lokali dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arjan Gosën.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.

Kujtojme qe Edmond Gosa mbeti i vrarë pas një konflikti me Altin Rexhën me 29 mars të këtij viti.

Por si ndodhi ngjarja pak kohe me pare?

Edmond Gosa fillimisht plagosi me thikë Altin Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha i cili kishte ndryshar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

“”