Policia ka dhënë detaje për vrasjen e Arjan Gosës pasditen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në një lokal në lagjen nr.1 në Kavajë, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj tij. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re