Arjan Gosa që u ekzekutua sot me armë zjarri në Kavajë është vëllai i Edmond Gosës që mbeti i vrarë pak muaj më parë pas një sherri banal. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Kavajës. Motivi i ngjarjes dyshohet hakmarrja dhe lidhet me ngjarjen e dy muajve më parë, ku iu vra edhe vëllai

Si u vra Edmond Gosa?

Edmond Gosa u përfshi në një sherr banal me shtetasin Altin Rexha. Pasi fillimisht kanë debatuar me fjalë. Më pas Gosa ka qëlluar me thikë Rexhë ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pistoletë. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Kavajës.

Sipas banorëve të zonës, Rexha ishte i ardhur nga Kukësi ndërsa në momentin e ngjarjes kishte pasur përdore djalin e tij të mitur. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar. Konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës.

“Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”, mësohet t’i ketë thënë Gosa 43 vjeçarit kuksian, i cili jetonte prej kohësh në Kavajë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re