Ndonëse ende nuk ka asnjë autor të dyshuar, policia dyshon se vrasja e Nikolin Lekstakaj pasditen e së mërkurës është kryer hakmarrje. Dyshimet paraprake lidhen me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua me disa plumba disa muaj më parë teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.

Policia zbardhi vrasjen e biznesmenit dhe vuri në pranga shtetasit e huaj që u përfshinë në ngjarje. Sipas policisë, porositësi dhe organizatori i vrasjes ishte Edmond Haxhia. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997, e cila nisi për një vrasje të ndodhur asaj kohe.

Kujtojmë që pak ditë pas vrasjes së Nikulajt, familjarët e këtij të fundit pranuan që të falin gjakun dhe thanë se nuk do të kërkojnë hakmarrje ndaj fisit të tyre dhe i vetmi që duhet të mbajë përgjegjësi ligjore është Edmondi, duke u dhënë mundësinë për të mos qëndruar të ngujuar dhe për të vijuar jetën normalisht.

Lekstakaj sapo kishte dalë nga marketi kur është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Gazetario Gjergj Figuri raporton se lëvizjet e 42 vjeçarit, që pas kthimit nga Anglia, ishin shumë të kufizuara dhe se dyshohet se atentatorët e survejonin prej kohësh deri në vrasjen pasditen e djeshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re