LEZHË- Policia e Lezhës ka reaguar për ngjarjen e sotme në Balldre, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar.
ABC News mëson se vitkima është Nikolin Marku (Lekstakaj). Ai ka hyrë në një market në Balldre dhe ka blerë një kokakolë dhe kur ka dalë është qëlluar më armë zjarri.
Sipas të dhënave, në market nuk ka patur njeri tjetër, përveç nje gruaje, e cila ishte shitëse në market.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./
