Policia e Shtetit ka reaguar pas gjetjes së makinës së djegur ditën e sotme në Gjadër të Lezhës.

Makina  tip “Benz” është djegur tërësisht, ndërsa brenda saj ka qenë edhe arma tip automatik dhe gëzhoja që po ashtu janë djegur.

LEXO EDHE: Gjendet një makinë e djegur në Lezhë/ Dyshohet se u përdor në atentatin ku mbeti i vrarë Nikolin Lekstakaj, brenda edhe arma

“Blutë” bëjnë me dije se makina e cila dyshohet se është përdorur për atentatin ku mbeti i vrarë Nikolin Marku (Lekstakaj), është vjedhur në Dimal të Beratit në shtator të vitit 2022.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2023, në Balldre të Lezhës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi N.M.(L).

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime.

Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re