Skip to content

Vrasja në Lezhë, zbulohet identiteti i viktimës

Nikolin Marku (Lekstakaj) është emri i viktimës nga të shtënat me armë zjarri në Balldre të Lezhës. Mësohet se ai është qëlluar sapo ka dalë nga një dyqan ushqimor në zonë.

 

Në vendngjarje ndodhej vetëm shitësja e dyqanit. Ngjarja dyshohet të këtë ndodhur për motive gjakmërie. Policia ka konfirmuar vrasjen, por nuk ka ende informacion mbi autorin apo autorët.