Skip to content

Vrasja në Selenicë, në trupin e viktimës gjenden gjashtë plumba

VLORË- Një i ri nga Fieri u qëllua për vdekje në fshatin Gjorm në Selenicë. Ai kishte shkuar tek të afërmit e tij, por befas është përballur me breshërinë e plumbave, të cilët i morën edhe jetën.

Viktima është identifikuar si Dalan Alliaj.

Sipas informacioneve nga policia e Vlorës, 36-vjeçarit i janë gjetur gjashtë plumba në trup.

Policia dhe grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit ose autorëve