Skip to content

Vrasja në Shkodër, zyrtarë të lartë të policisë zbresin në terren

Zyrtarë të lartë të policisë kanë zbarkuar në Shkodër pas vrasjes së ndodhur të mërkurën ku mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj.

 

Mes zyrtarëve të lartë, mësohet se ka shkuar drejtori i Krimeve, Niko Brahimi, nëndrejtori i Policisë, Gjovalin Loka si dhe një prokuror nga Krimet e Rënda.

 

Krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodres për te analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë dhe për zbardhjen e plotë të saj.

 

Deri më tani  policia edne nuk ka asnje autor te dyshuar per vrasjen e Fatos Ferracaku dhe plagosjen e Fatmir Meaj.