Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë.

 

Një 51-vjeçar, me profesion mësues, u vra me grushta nga një fqinj i tij, pasi doli të mbronte një grua.

 

Gjithçka nisi kur Nikolin Staka, me origjinë nga Laçi, por banues në Tiranë, dëgjoi një sherr poshtë pallatit të tij.

 

Nga kati i dytë i banesës, mësuesi që kishte jetuar edhe në Belgjikë, pa shtetasin Alban Meneri që po debatonte me një grua për shkak të një parkimi.

 

“Si nuk të vjen zor që zihesh me grua,” i ka thënë 56-vjeçari Staka.

 

Por 51-vjeçari Meneri e ka thirrur të zbresë poshtë. “Hajde se ta tregoj unë,” ka qenë sfida.

 

Sapo Staka ka zbritur poshtë, është përballur me furinë e grushtave nga ana e Menerit. Ky i fundit e ka goditur kryesisht në fytyrë dhe qafë, duke i shkaktuar plagë të rënda në laring.

 

Pas sherrit, Meneri është larguar, kurse Staka është kthyer në banesë, ku ka gjetur vdekjen nga hemorragjia e rëndë.

 

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re