Skip to content

Vrasja në Tropojë/ Dalin detaje të reja, ja 3 pistat ku po hetohet krimi. Policia 24 orë ruan banesën për shkak të hakmarrjes

Dalin detaje të reja të vrasjes të ndodhur në fshatin Çerem të Tropojës.

Altin Ismailisufi autori i dyshuar i vrasjes së Isat Goçajt u arrestua ditën e djeshme, ndërsa FAX News ditën e sotme ka bërë publike 3 pistat e hetimit të këtij krimi:

1. Parcela me hashash te mbjella para një viti nga ana e viktimës.( viktima ka dyshuar tek autori për dekonspirim, duke qenë se ky i fundit ishte edhe punonjës i zjarrfikëse.

2. Konflikt për pronën.

3. Konflikte të vazhdueshme nga ana e viktimës, kërcënime, rrahje etj.

Burimet thonë që autori ka bërë denoncime disa herë ne polici por nuk ka patur reagime nga këta te fundit. Edhe opinioni i banorëve duket se anon nga ana e autorit. Ndërkohë banesat mes viktimës dhe autorit janë 500 metra lartë njëra tjetrës. Banesa e autorit po ruhet nga efektivët e policisë për shmangien e ndonjë hakmarrje të mundshme, ndërsa uniformat blu gjatë kontrollit në banesë sekuestruan armën tip pistoletë me të cilën dyshohet se ai kreu krimin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb