Nga Iris Rezhda

KORÇË- Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e avokatit të 25-vjeçarit David Myrte, i akuzuar për vrasjen e Zarif Alliut, për të pyetur në cilësinë e dëshmitarit shtetasin D. Papa.

Ai ndodhet i burgosur në Larisa të Greqisë dhe dëshmia e tij do të merret nëpërmjet letër porosisë. Mbrojtja e të akuzuarit për vrasje, pretendon që D. Papa ka qenë personi që ka komunikuar me viktimën me telefon ditën e vrasjes dhe jo 25-vjeçari Myrte. Seanca e radhës është shtyrë nga gjykata me dy muaj, në pritje të letërporosisë nga Greqia.

Vrasja ndodhi më 18 mars të vitit të kaluar në fshatin Braçaj të Devollit, teksa tre persona u sulmuan me sende të forta dhe gjeti vdekjen 38-vjeçari Zarif Alliu nga fshati Starovë i Pogradecit.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re