Ministria e jashtme greke  e ka quajtur si “të papranueshme” vrasjen prej forcave RENEA të shtetasit minoritar Konstantinos Katsifas, ngjarja e ndodhur në Bularat në orët e pasdites.

“Pak më parë u informuam zyrtarisht se gjatë një shkëmbimi zjarri me forca të policisë shqiptare, Konstantinos Katsifas mbeti i vdekur. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllimet tona familjes së tij. Gjithsesi është i papranueshëm fakti që operacion i precipitoi me humbjen e një jete njerëzore”, thuhet në qëndrimin zyrtar të shtetit grek.

“Presim nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat u humb jeta e këtij qytetari grek”, thuhet në fund të deklaratës.

Gjithsesi, autoritetet e Athinës e kanë pranuar faktin se shtetasi i tyre ka hapur zjarr ndaj policisë. “Autoritetet greke kanë ndjekur ngushtësisht në kontakt me autoritetet shqiptare dhe që nga momenti i parë, incidentin në fshatin Bularat të Shqipërisë, ku një shtetas grek ka hapur zjarr me armë kallashnikov kundër një makine të policisë shqiptare, e cila tentoi arrestimin e tij”, thuhet po ashtu në deklaratë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re