PEQIN– Arben Lleshi u vra me armë zjarri brenda qelisë së tij, në bugrun e sigurisë së lartë.

Indrit Shaqja, i cili ndodhej në të njëjtën qeli me Lleshin u plagos në këmbë. Ishte i dëniuari me burgim të përjetshem, Sokol Mjacaj, i cili mori armën dhe qëlloi në drejtim të Arbenit.

Lexo edhe :Related Posts

Ngjarja e rëndë tronditi vendin pasditen e djeshme, 15 dhjetor, për vetë dinamikën si u zhvillua. Ministri i  Drejtësisë Ulsi Manja, ditën e djeshme urdhëroi futjen të izolim të Mjacajt. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një çifti malazezësh, të cilët fillimisht i grabiti dhe më pas i vrau në vitin 2015.

Por para se të izolohej në “41 bis”, Mjacaj, sipas dyshimeve të para, kishte marrë urdhër nga jashtë për të ekzekutuar Lleshin, i cli gjithashtu ishte i dënuar me burgim të përjetshëm pasi kishte djegur shokun e tij në Angli disa vite më parë.

Ngjarja ndodhi më 10 prill 2012 kur Arben Lleshi asokohe 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën, asokohe 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

Por çfarë ndodhi dje në Peqin?

Për rreth dy orë, të dënuarit e tjerë, por edhe stafi kanë parë tmerr me sy, kjo për faktin se Sokol Mjacaj ka mbajtur peng stafin e kuzhinës.

Gardianët që ndodheshin aty, të pafuqishëm për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, kanë njoftuar menjëherë forcat RENEA, të cilat pas disa minutash negociata arritën të neutralizojnë Mjacajn.

Ky i fundit, u dërgua në drejtorinë e policisë në Elbasan, ku u mor në pyetje nga prokurori.

Duke u bazuar në rrethanat e gjithë ngjarjes, që nga futja e armës së zjarrit me dron dhe deri tek ekzekutimi i Lleshit, një nga pistat që po hetohet është edhe ajo e porositjes nga jashtë.

Dyshohet se Mjacaj është paguar nga persona të tjerë, pikërisht për të ekzekutuar Arben Lleshin, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Por, gjatë marrjes në pyetje ai “kyçi” gojën dhe nuk pranoi asnjë nga dyshimet e policisë, një prej të cilave është edhe vrasje e porositur nga jashtë për shkak të gjakmarrjes.

Dinamika dhe neutralizimi i Mjacajt

Sokol Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit.

Më pas, ai ka qëlluar 3 herë me pistoletë, 2 plumba i ka marrë Lleshi dhe 1 në këmbë Shaqja, i cili mendohet të jetë plagosur rastësisht. Pastaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohet që për jetën.

Pas negociatave, ka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar. Negociatat Sokol Mjacaj i ka kryer me drejtorin e burgut të Peqinit për t’u vetëdorëzuar. I kanë hedhur një palë pranga në qeli, me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë

Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën ka hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas ligjit, brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.

Misteri i armës

Paraprakisht, u dyshua se arma mund të ishte futur brenda institucionit me dron dhe se mund të ishte hedhur nga distanca. Gazetari Esido Barkaj raporton se tashmë hetuesit thonë se nëse do të ishte ky version, atëherë arma do të ishte e dëmtuar. Ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet, është ajo e futjes së armës nga burgu, për të cilën kanë dyshime, duke marrë parasysh etapat e kontrollit që duhen kaluar.

Kush është viktima Arben Lleshi

Arben Lleshi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë të huaj për sagën 11 vjeçare të gjakmarrjes që filloi në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. Arben Lleshi asokohe 27 vjeç raportohet nga mediat britanike se ekzekutoi e më pas i dogji bashkëfshatarit të tij trupin e pajetë në një automjet. I vdekur mbeti 29 vjeçari, Agim Hoxha, vrasje e cila është përshkruar se ka ndodhur për hesape të pambyllura droge.

Për këtë ngjarje ai u dënua nga Gjykata Britanike e Ëinchester me burgim të përjetshëm në vitin 2013 e u ekstradua drejt vendit tonë në vitin 2016.

Kush është vrasësi Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj është në burg që prej vitit 2015-të, pasi u akuzua prër vrasjen e dy turistëve çekë. Në 3 korrik të vitit 2013, vetëm pak javë pasi kishte dalë nga burgu, Sokol Mjacaj do të kryente një tjetër krim të rëndë, atë të vrasjes së dy turistëve çekë në zonën e Dukagjinit.

Arrestimi i tij u bë në datë 5 korrik të vitit 2015-të në një ndërtesë dykatëshe të braktisur.

Pse gjakmarrja?

Dyshohet se viktima Arben Lleshi i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për jë krim të kryer në vitin 2013, mund të mos jetë vrarë rastësisht apo për shkak të ndonjë konfikti banal brenda burgut, por për “kokën” e tij mund të jetë pajtuar Mjacaj nga persona të tretë.

Arben Lleshaj nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Lleshi merreshin me drogë në Angli.

Në maj të vitit 2016, ai u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin.

Saga e gjakmarrjes

Pas vrasjes në Britani të Agim Hoxhës, nisi një sagë e gjatë gjakmarrjeje mes fisit Hoxha dhe atij Lleshi.

Në vitin 2013-të u vra Xhavit Lleshi (babai i Agim Lleshit) të cilit i zunë pritë në vendin e quajtur Pujkë.

Në 15 maj të vitit 2016-të vritet Hajredin lleshi, vëllai i Xhavitit në fshatin e lindjes në Burrel.

Në 5 gusht të vitit 2020 zhduket Klevis Lleshi.  Ai u denoncua i humbur nga nëna e tij. Trupi i tij u gjet në 6 shkurt të vitit 2023 në Shpërdhet të Kurbinit.

“Nuk do të lëmë asnjë mashkull gjallë”, betimi që u mbajt pas vrasjes së vrasjes së Agim Hoxhës në Britani në vitin 2012

Viktima e mbetur këtë të premte në burgun e Peqinit, Arben Lleshi është një emër i njohur për drejtësinë dhe publikun, pasi në vitin 2012 në Britani ka varër dhe ka djegur trupin e shteasit Agim Hoxha.

Pas kësaj ngjarjeje dyshohet se fisi Hoxha ishte betuar “për të mos lënë asnjë mashkull gjallë” nga familja Lleshi.

Në vitin 2013 u vra në pritë në vendin e quajtur “Pujkë” xhaxhai i Arben Lleshit Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u vra para derës së shtëpisë Hajredin Lleshi.

Ndërkohë, po nga i njëjti trung familjar në vitin 2017 është rrëmbyer në Kamëz dhe zhdukur Artan Lleshi.

Ndërkohë, në vitin 2020, dyshohet se 21 vjeçari Klevis Lleshi është rrëmbyer në qytetin e Burrelit. Eshtrat e tij u gjetën pas afro tre vitesh në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Në asnjërën nga këto vrasje policia nuk ka mundur të gjejë autor pasi ato kanë qenë të tipit mafioz dhe nuk janë lënë gjurmë në vendin e krimit.

Për çdo vrasje janë marrë në pyetje anëtarët e familjes Hoxha nga fshati Shqefën i Macukullit, por kanë mohuar që të kenë dorë ata në këto vrasje, ndërsa policia nuk ka mundur dot të ngrejë akuzë ndaj tyre.

Për varsjet me armë zjarri autorët kanë zhdukur gjurmët në mjete, ku në vitin 2013 dyshohet se mjeti me të cilin u krye vrasja në vendin e quajtur “Pujkë” është hedhur në liqenin e Shkopetit, ndërsa ajo e vitit 2016 është djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re