Mijëra ushtarë dhe policë u përfshinë në megaoperacionin për transferimin e udhëheqësit famëkeq të një bande kriminale në një burg të sigurisë maksimale në Ekuador.

 

Jose Adolfo Macias, i njohur ndryshe si “Fito”, akuzohet se ka dërguar kërcënime me vdekje ndaj kandidatit për president, Fernando Villavicencio, i cili u vra tre ditë më parë.

 

Kandidati Villavicienco kishte bërë të ditura kërcënimet vetëm pak ditë para atentatit dhe kishte deklaruar se nëse vazhdonte të përmendte bandën ‘Los Choneros’, që drejtohet nga Fito, historia nuk do të përfundonte mirë.

 

Vrasja e politikanit dhe ish-gazetarit Villavicioenco tronditi vendin që prej vitesh përballet me dhunën e karteleve të drogës dhe korrupsionin.

 

Pikërisht ‘lufta’ ndaj këtyre dy problematikave ishin fokusi i fushatës së Villavuciencos për zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit, me shumë mundësi edhe arsyeja e atentatit që i solli vdekjen.

 

Autoritetet ekuadoriane lanë të vdekur një nga autorët në vendin e ngjarjes dhe arrestuan gjashtë të tjerë megjithatë nuk dihet ende kush qëndronte në të vërtetë pas urdhrit për ekzekutim.

 

Mediat e huaja e kanë drejtuar gishtin nga një bandë kriminale, e cila sipas tyre ka lidhje të ngushta me shqiptarët që veprojnë në Ekuador e që janë përgjegjës për sasi të mëdha kokaine, që transportohen nga Amerika e Jugut drejt Britanisë së Madhe dhe Europës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re