Personazhe të njohur të botës së krimit, në qytetin e Elbasanit, por edhe persona me precedent janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit, gjatë këtyre ditëve. Këtyre personave i janë marrë dëshmitë dhe janë pyetur lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi qytetin 5 ditë më parë, ku mbeti i vrarë Ardjan Çollaku dhe Gëzim Bitri. Por, pavarsisht se numri i të shoqëruarve ka qenë i lartë, deri më tani prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar. Përsa i përket autorëve të krimit, duket se ato kanë llogaritur ccdo gjë, pasi nuk kanë lënë pas asnjë gjurmë.

Në automjetin e gjetur të djegur disa minuta pas ngjarjes jë Balldren, grupi hetimor nuk ka mundur të sigurojë asnjë provë, që mund të hedhë dritë mbi idetifikimin e tyre. Përgjigja e policisë shkencore, tashmë ndodhet në duart e hetuesve, ku sipas burimeve nuk është siguruar asnjë provë. Nga kqyrja e mjetit të djegur rezulton se nuk është gjetur asnjë gjurmë, si në automjet ashtu edhe në dy armët e gjendura në makinë.

Shpresa e vetme e prokurorisë për idetifikim të autorëve janë kamerat e sigurisë të sekuestruara përgjatë aksit Elbasan-Metalurgji, aks të cilin kanë përshkruar autorët pas krimit. Zbardhja e vrasjes së dyfishtë duket se do jetë e vështirë për prokurorinë e Elbasanit, ndërsa dyshimet e grupit hetimorë janë, se autorët mund të jenë vrases me pagesë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re