Një krim i rëndë ka zgjuar banorët e Shkodrës mëngjesin e kësaj të premte, ku në lagjen Rus, është ekzekutuar me armë zjarri një person, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është shtetasi Naim Bajri.

Faxweb.al mëson se rreth 20 vite më parë, Naim Bajrit i kanë vrarë djalin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 21.10.2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri.

Ekzekutimi i sotëm ka ndodhur në afërsi të markatës së peshkut, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur. Vijon…

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re