Një krim i rende tronditi qytetin e Dibrës së Madhe ne Maqedoni. Tre anëtare te se njëjtës familje, dy bashkëshortet dhe vajza 14 vjeçe, u gjeten te vrare ne oborrin e shtëpisë se tyre. Policia tha se behet fjale per familjen Pocesta, e cila kishte ardhur për pushime nga Italia.

 

Viktimat janë Amid Pocesta 55 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta 53 vjeçe dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeçe. Familja banonte në qendër të qytetit. Motivet e krimit mbeten të panjohura, ndërkohe qe policia dyshon se autor i krimit mund te jete një i afërm i tyre, me te cilin kishin konflikte për gardhin që ndante shtëpitë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko