Një vrasje makabre ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonin në Greqi.
Bashkëshorti 51-vjeçar ka dhunuar dhe ka goditur me thikë në gjoks bashkëshorten 41-vjeçare duke e lënë të vdekur në vend.
Mediat greke kanë zbuluar detaje tronditëse nga ngjarja.
Çifti ishin prej vitesh të martuar ndërsa kishin edhe tre fëmijë, dy prej tyre të mitur.
Sipas informacioneve të para nga mediat greke, autori pas një sherri ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe qafë, viktimën që ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes në spital.
Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pasi gruaja kishte bërë padi për dhunë në familje jo një herë, por dy herë.
E para ishte më 18 qershor, ku më pas bashkëshorti i saj u la i lirë me urdhër të prokurorit që të mos i afrohej deri në 100 metra.
Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi. Por, ditën e djeshme viktima ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye dhe pas 30 minutash 51-vjeçari i mori jetën.